Luis Enrique: Nuk flas dot, jam i fiksuar vetëm me një gjë

Futboll

Luis Enrique: Nuk flas dot, jam i fiksuar vetëm me një gjë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 19:24
Luis Enrique

Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së fundit të sezonit të Ligue 1, kundër Metz:

“Ne i kemi vlerësuar të gjitha opsionet, por nuk mendoj se do të ketë shumë rotacione”, tha ai, duke iu referuar rotacionit të mundshëm përpara finales së Kupës së Francës kundër Lyon-it.

Merkato: “A do të ketë shumë largime dhe ardhje? Tani nuk është koha, ne kemi ende një trofe për të fituar. Kemi muaj që punojmë, në verë do të përpiqemi të forcojmë ekipin”.

Niveli i Ligue 1: “Unë kam shprehur tashmë mendimin tim për këtë çështje në muajt e fundit. Është një kampionat më konkurrues nga sa kisha dëgjuar. Ka shumë diferencë mes nesh dhe vendit të dytë, është e qartë se skuadra jonë është e nivelit më të lartë, me lojtarë më të mirë.

“Unë u befasova nga niveli i futbollit francez. Janë ndeshje shumë të mira, intensive, fizike, por edhe me lojtarë të shkëlqyer dhe trajnerë të mirë. Niveli është shumë i lartë”.

Situata e Barcelona-s: “Nuk e di, nuk mund të përgjigjem. Jam i fiksuar pas televizionit francez, shikoj gjithçka në frëngjisht, nuk di asgjë për atë që ndodh jashtë Francës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat