Dilemat e trajnerit të Spanjës

Futboll

Dilemat e trajnerit të Spanjës

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:44
Luis de la Fuente

Në më pak se dy javë, skuadra e Spanjës për Kampionatin Evropian të kësaj vere do të shpallet nga trajneri Luis de la Fuente.

Te La Roja mund të grumbullohen 26 lojtarë në Gjermani, ndërsa ata synojnë një triumf të tretë në kompeticion.

Sipas mediave spanjolle de la Fuente ka krijuar një para-listë me 57 lojtarë, e cila i është dërguar secilit prej klubeve, lojtarët e të cilëve janë përzgjedhur.

Ndoshta jo çuditërisht, Barcelona ka më shumë, tetë futbollistë. Cubarsi, Inigo Martinez, Balde, Pedri, Gavi, Fermin, Yamal dhe Ferran Torres.

Por duhet thënë se Balde dhe Gavi mund të mos grumbullohen për shkak dëmtimi. Edhe te Reali janë disa lojtarë përfshirë Karvahal, Naço dhe Joselu. Tek Ateltiko Madrid ka të paktën 4, Koke, Rikelme, Jorente dhe Morata.

Klubi Athletic është gjithashtu i përfaqësuar mirë në listën e de la Fuente, me Unai Simon, Vivian, Paredes, Sancet dhe Nico Williams, si dhe blerjen e ardhshme Alvaro Djalo, i cili nuk është thirrur kurrë në përfaqësuese.

Mbetet për t’u parë se kush do të marrë ftesën e de la Fuente, por nuk ka dyshim se Spanja do të ketë një skuadër shumë të fortë për Euro 2024. Iberikët janë rivalët e kuqezinjve në Gjermani 2024, bashkë me Italinë e Kroacinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat