Pioli zbulon pengun e madh të sezonit

Futboll

Pioli zbulon pengun e madh të sezonit

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:08
Pioli

Milan-i ka dalë me kockat e thyera nga ndeshja kundër Torino-s. Të udhëhequr nga një super Duvan Zapata, “Demat” kanë mposhtur kuqezinjtë me rezultatin 3-1.

Stefano Pioli ka komentuar ndeshjen dhe ka folur në lidhje me sezonin e kaluar nga skuadra e tij.

DALLIM NË MOTIVIMET – “Kur luan me Toron, ka qenë gjithmonë një ndeshje shumë fizike, e përbërë nga duele dhe topa të dytë. Ata ishin më të mirë se ne në këto situata.

“Ne dolëm nga pjesa e parë me një disavantazh të dyfishtë, me dy krosime për të cilat u gjendëm të papërgatitur. Më pas ndeshja ishte e ekuilibruar, patëm disa raste, por nuk arritëm t’i kapim”.

BILANCI DHE PENGU – “Më duhet të them që kampionati ynë ishte një kampionat i mirë. Ne ishim më të mirët nga normalët: Interi bëri diçka jo normale. Kishim vazhdimësi, cilësi dhe mentalitet që na lejoi të arrijmë në vendin e dytë.

“Vetëm një ekip mund të fitojë kampionatin dhe Interi ishte më i miri dhe më i fortë nga të gjithë. Keqardhjet duhet të jenë më shumë drejt Europës. Edhe pse kishim një grup të vështirë, ishim pranë kalimit.

“Sezoni është i tillë: Borussia përfundoi e pesta në Bundesliga, por shkoi në finalen e Champions League.

Europa është një moment dhe nëse nuk e shfrytëzon, largohesh herët. Champions dhe Europa League janë keqardhja jonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat