E ardhmja e De Zerbi-t

Futboll

E ardhmja e De Zerbi-t

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:54
Thiago Motta

Një trajner i ri, por ekspert. Një trajner që të dijë t’i japë skuadrës dëshirën për të fituar dhe një lojë të bukur: është profili ideal i Thiago Motta-s.

Por edhe ai i Roberto De Zerbi. Për këtë arsye nuk është ër t’u befasuar për zërat që vijnë nga Anglia, për faktin se De Zerbi ka përfunduar në listën e Giuntoli-t për stolin e Juventus-it.

Thiago Motta është gjithmonë në “pole position” për të zëvendësuar Allegri-n (dhe Montero-n), por asgjë nuk mund të përjashtihet deri sa nuk do të ketë një zyrtarizim.

Ajo që dihet është se De Zerbi do të largohet nga Brighton pas ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Manchester United dhe do të jetë një trajner i lirë.

Edhe pse ka akoma edhe dy vite në kontratë ai dhe stafi i tij kanë negociuar me Brighton-in për një ndarje në mirëkuptim dhe klubet e interesuar për italianin nuk do të paguajnë klauzolën që ishte e pranishme në kontratën e tij.

Topi, dhe fjala, tani i kalon Juventus-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat