Ballkani falënderon Llapin për mikpritjen, i uron suksese në Evropë

Futboll

Ballkani falënderon Llapin për mikpritjen, i uron suksese në Evropë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 14:56
Atmosfera

Ballkani ka fituar në Podujevë 0-1 dhe ka fituar zyrtarisht titullin e kampionit për edicionin 2023/24.

Suharekasit kanë falënderuar Llapin për mikpritjen fantastike në Podujevë.

Gjithashtu Ballkani i ka uruar Llapit dhe gjitha skuadrave kosovare suksese në arenën evropiane.

"Gara futbollistike dhe lufta për rezultatet, nis e përfundon brenda fushës së blertë.

Para dhe pas çdo ndeshje, raportet ndërmjet klubeve e zyrtarëve respektivë, karakterizojnë respektin e ndërsjelltë.

Kështu ishte edhe ndeshja e fundit në Podujevë, me ç’rast falenderojmë klubin futbollistik Llapi, për korrektësinë e mikpritjen.

FC Ballkani ju uron sa më shumë sukses në garat ndërkombëtare, bashkë me të gjitha ekipet tona që do garojmë në Evropë!",
njofton Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat