Në 12 sezonet e fundit fituan në javën e 38-të

Futboll

Në 12 sezonet e fundit fituan në javën e 38-të

Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:12
Arsenali

Bukajo Saka do të monitorohet pas dëmtimit ndaj Mançester Junajtid përpara ndeshjes vendimtare të Arsenalit në garën për titull, nesër kundër Evertonit. Mikel Arteta nuk ka shqetësime të tjera për gjendjen fizike të “topçinjve” të tij në javën e fundit të Premier Ligës.

Arsenali ka fituar 101 nga 205 ndeshjet e ligës së parë kundër Evertonit, një rekord i ligës angleze për një klub ndaj një rivali të vetëm. “Topçinjtë” mund të fitojnë të dyja takimet e Premier Ligës në një sezon përballë skuadrës nga Liverpuli për herë të parë që nga 2017-18. Por skuadra e Shon Dajçit ka fituar vetëm dy herë në 31 ndeshje jashtë në Premier Ligë kundër Arsenalit, në 1996 dhe 2021 (5 barazim, 24 humbje). Arsenali – Arsenali ka vendosur një rekord klubi prej 27 fitoresh në Premier Ligë në një sezon.

Ata kanë bërë vetëm dy herë më mirë, me 29 fitore në 1970- 71 dhe 28 në 1930-31. Ata shpresojnë në një hap fals të Mançester Sitit nesër, ndërsa vetë e kanë fituar ndeshjen e tyre të fundit në ligë në secilin prej 12 sezoneve të fundit.

Skuadra e Mikel Artetës e ka mbajtur portën e paprekur në 18 ndeshje të Premier Ligës këtë sezon, më shumë që nga 1998-99. Bukajo Saka dhe Leandro Trosard janë golashënuesit më të mirë të Arsenalit në vitin 2024 me 11 gola secili në të gjitha kompeticionet: ky i fundit ka shënuar gjashtë në nëntë ndeshjet e tij të fundit. Uilliam Saliba është një nga dy lojtarët aktivë (përjashtuar portierët) në Premier Ligë që luan çdo minutë për klubin e tij deri më tani këtë sezon, së bashku me Maks Kilmanin e Uolvesit.

Asnjë lojtar i Arsenalit nuk e ka arritur ndonjëherë këtë rekord për skuadrën. Që nga nisja e prillit, vetëm Mançester Siti, Arsenali dhe Çelsi kanë fituar më shumë pikë në kampionat sesa Evertoni (17).

Megjithatë, “Toffees” janë pa fitore në transfertë në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet, që nga fitorja 2- 0 me Bërnlejn në dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat