Sa ndeshje është paraqitur Tuci e Laçi?

Futboll

Sa ndeshje është paraqitur Tuci e Laçi?

Më: 19 maj 2024 Në ora: 16:46
Sparta

Qazim Laçi dhe Indrit Tuci tashmë mund të festojnë të qetë titullin kampion në Republikën Çeke.

Dy lojtarët shqiptarë pjesë e Spartës së Pragës, kanë hapur shampanjën pas ndeshjeve të sotme, teksa skuadra e tyre siguroi matematikisht diferencën që i mundësoi të mbronte titullin në javën e parafundit.

Sparta mundi me shifrat 5-0 Mllada Boleslav në transfertë dhe me 4 pikë diferencë ndaj Slavias të vendit të dytë, siguroi matematikisht trofeun e radhës në futbollin çek.

Laçi ishte si zakonisht titullar për skuadrën e Spartës në këtë ndeshje, teksa Tuci qëndroi në stol gjatë sfidës që u mbyll me festën e titullit dhe sigurinë se në verë do të luanin përsëri në Ligën e Kampioneve, ku e nisin nga turi i dytë eliminator.

Laçi ka qenë titullar fiks ne këtë edicion ku ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, duke shënuar 1 gola e dhënë 7 asiste.

Ndërsa Tuci, i cili iu bashkua ekipit në merkaton e dimrit, ka luajtur 9 ndeshje në kampionatin çek me fanellën e këtij ekipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat