Publikohen formacionet zyrtare të Inter-Lacio

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Inter-Lacio

Më: 19 maj 2024 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Ndeshja mes Interit dhe Lacios do të shërbejë vetëm për statistikë për zikaltrit, të cilët kanë siguruar titullin të shkëputur.

Megjithatë, trajneri Inzagi kërkon t’u dhurojë një festë tifozëve të pranishëm në “San Siro”, ndaj në këtë ndeshje ka hedhur në fushë të gjithë titullarët.

Më shumë rëndësi ndeshja ka për Lacion, në kërkim të një vendi në Europë, ndaj për këtë arsye do të kërkojë pikë që të blindojë pozicionin në klasifikim.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro. Martinez
Trajner: Simone Iznagi

LACIO (3-4-2-1): Provedel; Patrik, Kazale, Gila; Marusiç, Vesino, Rovela, Pelegrini; Kamada, Zakanji; Kastejanos.
Trajner: Igor Tudor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat