Alexander Sorloth shënon katër gola, ndeshje e çmendur Villareal – Real Madrid 

Futboll

Alexander Sorloth shënon katër gola, ndeshje e çmendur Villareal – Real Madrid 

Më: 19 maj 2024 Në ora: 20:57
Pamje nga ndeshja

Futbollisti Alexander Sorloth është trim i ndeshjes. 

Ai shënoi katër për Villarealin në përballje me kampionin e ri, Real Madridin, në takimin e javës së parafundit (37-të) të kampionatit spanjoll.  

Ndeshje e çmendur mes Villarealit dhe Real Madridit dhe me kthesa në rezultat, e cila ka përfunduar baras (4:4)..

Reali avancoi me 1:4, por u barazua rezultati 4:4.

Për Realin shënuan Guler (14' e 45+2') e Joselu (30'), Lucas (40') dhe për Villarealin realizuan Serloth (39', 48' , 52'  e 56').

Reali kryeson me 94 pikë e Villareali renditet në pozitën e tetë me 52 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat