Lille barazon, Edon Zhegrova asiston dhe çuditërisht ndëshkohet me karton të kuq  

Futboll

Lille barazon, Edon Zhegrova asiston dhe çuditërisht ndëshkohet me karton të kuq  

Nga: K.G. Më: 19 maj 2024 Në ora: 23:10
Edon Zhegrova

Lille ka barazuar me rezultat 2:2 me Nice-n, në takimin e javës së fundit përkatësisht të 34-të në Kampionatin e Francës. 

Haraldsson (55') e Andre (74') shënuan për vendasit. 

Edon Zhegrova la luajtur titullar dhe ka asistuar në golin e dytë në minutën e 74-të. 

Laborde shënoi në minutën e 10-të e Lotomba në atë të 90+4 për ekipin e Nice-s.  

Zhegrova është zëvendësuar në fund të takimit (90').

Edon Zhegrova (Lille) është ndëshkuar me karton të kuq (97') pas zëvendësimit dhe siç raportohet, për sjellje josportive.

Lille ka përfunduar në vend të katërt me 59 pikë e Nice në të pestin me 55 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat