Aktualisht pa skuadër, Max Allegrin e duan në Arabinë Saudite

Futboll

Aktualisht pa skuadër, Max Allegrin e duan në Arabinë Saudite

Më: 20 maj 2024 Në ora: 19:49
Max Allegri

Pasi fitoi kampionatin vitin e kaluar, këtë vit Al Ittihad, pavarësisht ardhjes së Karim Benzema në sulm dhe Marcelo Gallardo në stol, renditet i pesti në elitën e Arabisë Saudite.

Titullin e ka fituar Al Hilal, skuadra më e suksesshme në vend, por Al Ittihad dëshiron të rikthehet sërish mes skuadrave protagoniste.

Për ta bërë këtë, sipas asaj që u raportua nga UOL Esporte, klubi arab po mendon që të ulë në pankinë Maximilliano Allegrin, i larguar para pak ditësh nga stoli i Juventusit.

Financat nuk janë problem për Al Ittihad, me këta të fundit që janë gati të plotësojnë dëshirat ekonomike të teknikut italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat