Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, mbledhja e radhës më 22 maj në Dublin

Futboll

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, mbledhja e radhës më 22 maj në Dublin

Më: 21 maj 2024 Në ora: 13:21
Pamje nga një mbledhje

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës të mërkurën më datë 22 maj në Dublin, Republika e Irlandës. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet para finales së Europa League, Atalanta – Bayer Leverkusen që do të luhet në të njëjtën ditë në stadiumin “Aviva Stadium” (Dublin), në ora 21:00.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të diskutohen disa çështje kryesore:

Kompeticionet e UEFA-s, do të vendoset ku do të zhvillohen finalet për vitin 2026 dhe 2027

Procedura e shortit për finalet e  “UEFA EURO 2025” për vajza

Rregullorja e kompeticioneve të UEFA-s për grupmoshat U-17 dhe U-19 djem 2024/25

Rregullorja e kompeticioneve të UEFA-s për grupmoshat U-17 dhe U-19 vajza 2024/2025

Rregullorja e Kampionatit Europian të Futsallës U-19 2024/2025

Rregullorja e “UEFA Super Cup” 2024/25

Raportet e Komitetit të UEFA-.s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat