Yildiz: Pak si shpejt për 10-tën!

Futboll

Yildiz: Pak si shpejt për 10-tën!

Më: 21 maj 2024 Në ora: 13:31
Kenan Yildiz

Kenan Yildiz gjeti golin e dytë në Serie A me Juventusin me sulmuesin turk që realizoi golin e tretë në barazimin 3-3 të Juventus në transfertë ndaj Bolognas.

19-vjeçari, është një nga talented më të vlerësuar në radhët e bardhezinjve aq sa çdo ditë e më shumë flitet për rinovimin e tij si dhe mundësinë për t’i dhuruar fanellën me numër 10 që dikur mbahej nga idhulli i tij, Alessandro Del Piero.

Megjithatë, Yildiz kërkon të qëndrojë me “këmbë në tokë” dhe së fundmi shprehet se është shpejtë që ai të veshë fanellën me numër 10.

“Unë nuk mendoj nëse goli është i bukur apo jo, për mua ka shumë rëndësi që goli të ketë vlera për skuadrën. Ky ishte një gol i gjithë i dedikuar për skuadrën pasi për asnjë moment nuk u dorëzuam. Ishte një ndeshje e vështirë dhe për ne ishte e rëndësishme të mos e humbisnim.

Sezoni? Për mua ishte shumë i gjatë, i pari me Juventusin. Jam i lumtur me atë që kam arritur. Dy gola, edhe pse kam menduar se mund të realizoja më shumë. Këtë të fundit ia dedikoj trajnerit dhe tifozëve të mi. Juventusi më ka ndihmuar shumë që të rritem, do të jap gjithçka për këtë fanellë, nuk do të kursehem kurrë.

Fanella me numër 10? Është një numër shumë i rëndësishëm, por nuk mendoj se është momenti i duhur”, u shpreh Yildiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat