Aleksi për temperamentin e ‘nxehtë'

Futboll

Aleksi për temperamentin e ‘nxehtë'

Më: 21 maj 2024 Në ora: 13:41
Albano Aleksi

Albano Aleksi ka folur pas kualfikimit në finalen e Superiores ku Egnatia e tij përballet me Partizanin për titullin kampion. Mesfushori veteran shpreson për një finale të bukur dhe shanset janë të barabarta për secilin ekip.

Ndër të tjera, ai flet edhe për temperamentin e nxehtë që e karakterizon në fushën e lojës si dhe arbitrin e huaj, Taylor që do të gjykojë finalen.

“Patjetër jam i lumtur me kualifikimin, sepse e merituam të shkonim në finale. Pavarësisht se ishte një ndeshje e vështirë.

Kemi sakrifikuar gjithë vitin dhe tani na pret Partizani, që është një ekip i fortë normalisht dhe shpresojmë të bëhet një finale e bukur dhe të fitojë më i miri.

Përpiqem gjithmonë t’u tregoj edhe të rinjve, që duhet të punosh fort për të arritur gjëra të mëdha. Bëj sakrificën më të madhe, që kam luftën në fushë dhe dua ta shpreh edhe te të tjerët këtë.

Me Partizanin është finale dhe luhet për t’u fituar. Shpresoj të bëhet finale e bukur. Është 50 me 50, por e kemi treguar çfarë dimë të bëjmë ndaj çdo ekipi, edhe ndaj Partizanit. Shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur dhe të fitojmë ne.

Protestat ndaj arbitrit? Ka qenë strategji e imja, mund të jetë më mirë me gjyqtarin e huaj. Jam lojtar që di të frenoj nervat e mia dhe mënyrën e protestave. Shpresoj që të bëj më të mirën edhe në finale”, tha Aleksi.

Kujtojmë që finalja Partizani - Egnatia do të luhet më 26 maj në orën 19:00 në Air Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat