Tjetër skuadër e Premier Leagues interesohet për portierin e Kosovës

Futboll

Tjetër skuadër e Premier Leagues interesohet për portierin e Kosovës

Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:38
Arijanet Muriç

Pas Celticut edhe skuadra e Wolverhemptonit është futur në garë për shërbimet e portierit të Kosovës, Arijanet Muriç.

“Football League World”, ka raportuar të martën se drejtuesit e Wolverhemtonit po dëshirojnë që ta kenë pjesë të skuadrës Muriqin për edicionin e ardhshëm në Premier League. Te skuadra e Burnleyt po shpresojnë që t’i fitojnë së paku dhjetë milionë euro nga shitja e portierit kosovar.

25-vjeçari te Burnley nuk luajti ndeshjet e para në Premier League.

Por ai në 14 ndeshjet e fundit tregoi paraqitje të mira.

Muriq është pjesë e skuadrës së Burnleyt nga viti 2022. Burnleyt iu bashkua për tre milionë euro nga Manchester City. Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra si Adana Demirspor, Girona e Nottingham Forest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat