Anglia josh Tuchelin

Futboll

Anglia josh Tuchelin

Më: 21 maj 2024 Në ora: 15:20
Thomas Tuchel

“Një sezon pa titull te Bayern nuk është kurrë arsye për të festuar”.

Me këto fjalë Thomas Tuchel mbylli aventurën e tij në Mynih. U negociuan në fakt për të vijuar bashkëpunimin, por kushti i vendosur nga Tuchel, për të rinovuar kontratën e tij deri në 2026, nuk u pranua nga drejtuesit.

Tekniku gjerman pritet t’i respektojë kontratës, do të qëndrojë një vit pushim, deri në 2025, aq sa kishte dhe kontratën, për të nisur më pak një aventure të re, sigurisht këtë periudhë do të paguhet nga Bayern.

Sipas mediave angleze, e ardhmja e Thucel do të jetë në Premier League.

Sky Sport shkruan se Chelsea dhe Man.United janë vënë në ndjekje të Tuchel. Gjithnjë sipas mediave në ishull, “djajtë e kuq” kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e ish trajnerit të Bayern.

Te Chelsea, Tuchel është një emër që e njohin mirë, me gjermanin që i dhuroi edhe një trofe të Champions League. Sigurisht, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e këtyre dy klubeve me trajnerët aktual, Ten Hag dhe Pochettino.
Jo vetëm në Angli, sipas mediave spanjolle,

Tuchel është mes kandidatëve për të marrë edhe drejtimin e Barcelonës, me Laporta-n që mund t’i besojë stolin e ekipit bluagrana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat