Reali piketon yllin e Liverpoolit për ta zëvendësuar

Futboll

Reali piketon yllin e Liverpoolit për ta zëvendësuar

Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:53
Alexis Mac Allister,

Real Madrid është në kërkim të një zëvendësuesi pasi Toni Kroos do të largohet në fundin e këtij sezoni.

Skuadra madrilene po ndjek me interes mesfushorin e Liverpoolit, Alexis Mac Allister, i cili mund të jetë një zëvendësues ideal për Kroos.

Siç raporton The Sun, raportet në Argjentinë kanë pohuar se kontaktet mes Liverpoolit dhe Madridit kanë filluar, por asnjë ofertë nuk është bërë deri tani.

Mac Allister iu bashkua Liverpoolit verën e kaluar si pjesë e një ndryshimi të madh në mesfushë dhe ka shkëlqyer nën drejtimin e Jurgen Klopp. Gjithsesi ai është vetëm dëshira e parë, pasi emra të tjerë pritet të qarkullojnë në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat