Vëllezërit Muja ndërrojnë klubin, por jo qytetin!

Futboll

Vëllezërit Muja ndërrojnë klubin, por jo qytetin!

Nga: K. Goca Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:09
Ardian e Arbnor Muja

Vëllezërit Ardian e Arbnor Muja ndahen me klubin e mirënjohur të futbollit, Trepça nga Mitrovica. Futbollistët konfirmuan se nuk janë pjesë e kësaj skuadre e cila humbi statusin e elitës. “Që nga sot unë dhe vëllai im nuk jemi më pjesë e klubit futbollistik KF Trepça. Karrierën do ta vazhdojmë në të njëjtin qytet, por te klubi tjetër KF Trepça ‘89. I jemi falënderues gjithnjë klubit futbollistik KF Trepça , veçanërisht z. Avni Haxhiu dhe z. Nexhmedin Haxhiu, po ashtu trajnerëve, stafit, bashkëlojtarëve për kontributin e dhënë për ne, si dhe bashkëpunimin dyvjetor, po ashtu grupit tifozësh ‘Torcida’ për përkrahje maksimale”, bëri të ditur Ardiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat