Kovacic: Miqtë e mi te Interi më thonë ta mposht Juven

Futboll

Kovacic: Miqtë e mi te Interi më thonë ta mposht Juven

Më: 30 maj 2017 Në ora: 20:50
Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic

Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic, ka folur sot për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Kroati ka thënë se ka disa miq që luajën të Juventusi, por që nuk është dëgjuar me ta.

Ai ka thënë se ka kërkesa nga miqtë e tij te Interi që ta mposhtin Juventusin në finale.

“Thuhet se Juventus ka një repart mbrojtës gjigant, por ne kemi si mbrojtjen më të mirë në botë, ashtu edhe një sulm madhështor”.

“Bëhet fjalë për një klub të madh, por ne mendojmë vetëm për veten tonë. Kam miq që luajnë te Juventus, por nuk kam komunikuar me ata”.

“Me miqtë e mi që luajnë te Inter, kam folur në lidhje me Juven dhe më thonë që të fitoj. Do të jetë me siguri një ndeshje e vështirë”, ka thënë Kovacic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat