Spalletti trajner i Interit, ja çfarë i ka bërë Jose Mourinho

Futboll

Spalletti trajner i Interit, ja çfarë i ka bërë Jose Mourinho

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 17:44
Spalletti

Luciano Spalletti ka mbajtur konferencën e parë pas grumbullimit të skuadrës së Interit.

Zikaltërit një ditë më parë janë grumbulluar në Brunico, për të nisur përgatitjet për edicionin e ri.

Trajneri i ri, Luciano Spalletti, ka mbajtur një konferencë për shtyp, e në të cilën zbuloi një urim të veçantë që ka marrë pas emërimit trajner i Interit.

Italiani ka zbuluar se pas marrjes së drejtimit të Interit, ka marrë një urim nga Jose Mourinho, i cili për dy sezone ka drejtuar skuadrën nga ‘San Siro’.

“Shenja e qartë që më tregoi se Interi vërtet të rrëmben zemrën ishte nga Jose Mourinho. Ai më uroi mua më të mirën, sepse kjo skuadër është akoma në zemrën e tij”, ka deklaruar Spalletti, duke zbuluar mesazhin e marrë nga trajneri portugez i Manchester Unitedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat