“Çmenden” tifozët turq, 2 milionë komente për të bindur sulmuesin spanjoll

Futboll

“Çmenden” tifozët turq, 2 milionë komente për të bindur sulmuesin spanjoll

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 15:57
Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle është shumë pranë largimit nga Chelsea.

“Eja në Beshiktash”, është komenti të cilin më shumë se 2.2 milionë tifozë të futbollit në Turqi kanë komentuar në një foto të sulmuesit spanjoll, Diego Costa, në profilin e tij në Instagram.

Ky i fundit postoi më herët një foto në krah të një lojtari nga Beshiktash, ndërsa kaq mjaftoi që fotoja të kthehej në virale në Turqi.

Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle është shumë pranë largimit nga Chelsea, dhe si destinacion i mundshëm mbetet edhe Turqia.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat