Berisha tregon si e mbrojti penalltinë e Dybala-s

Futboll

Berisha tregon si e mbrojti penalltinë e Dybala-s

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 14:44
Etrit Berisha

Portieri i Atalantës, Etrit Berisha, komentoi barazimin shtëpiak kundër Juventusit 2-2: “Ne jemi të lumtur, e kemi merituar këtë barazim sepse ishim në disavantazhin 2-0 dhe u rikthyem në 2-2. Ta bësh këtë ndaj skuadrës më të fortë në Itali është gëzim i madh”.

Si ndihesh kur i pret penallti Dybala?
E vendosa në momentin e fundit. Edhe pse e kam studiuar sesi ai i godet penalltitë, ishte shumë e vështirë, por prita deri në fund dhe u mundova ta mbyllja hapësirën me topin.

Goli i parë ishte përgjegjësi e juaja…
E pashë topin vetëm në sekondën e fundit dhe mbeta në dyshim: ta bllokoja, apo ta shtyja. Gabova dhe topi më rrëshqiti.

Si e sheh një portier përdorimin e teknologjisë në fushë?
Shpenzohet shumë kohë në fushë. Sipas meje tani e në vazhdim duhet të përshtatemi me këtë risi, thjesht duhet të shpejtohen kohët e marrjes së vendimit.

Si është t’i presësh një penallti një lojtari që nuk kishte gabuar kurrë?
Shumë bukur, sepse realisht Dybala nuk kishte humbur asnjë penallti në Seria A. Por, më e rëndësishme për ne ishte që të merrnim një pikë ndaj skuadrës që dominon në Itali prej vitesh.

Si keni punuar për të arritur 90 minuta me këtë intensitet?
Ne kemi një grup që punon kaq shumë së bashku dhe pastaj kemi edhe një trajner që na jep shumë vlera. Ai është ekspert në përgatitjen e lojërave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat