Ventura: Do të jëtë katastrofë nëse nuk shkojmë në Botërorin 2018

Futboll

Ventura: Do të jëtë katastrofë nëse nuk shkojmë në Botërorin 2018

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 15:40
Ventura

Italia i mbyll kualifikueset e Grupit G në Botërorin 2018 në emergjencë të plot dëmtimesh. Megjithatë, trajneri Giampiero Ventura nuk e fsheh atë që është objekti i skuadrës së tij. Të kaltërit synojnë fitore përballë Maqedonisë dhe Shqipërisë, për tu kualifikuar të paktën në fazën play-off.

“Do të jëtë katastrofë nëse nuk shkojmë në Botërorin 2018 në Rusi. Taveçhio dhe Malagò kanë të drejtë kur thonë se do të ishte e rëndë nëse nuk kualifikohemi. Nuk mendoj për fazën play-off. Jemi të përqendruar vetëm te dy ndeshjet e radhës, më pas do të bëjmë vlerësimet tona, në bazë të kudërshtarit që mund të kemi përballë.”

Dëmtimet e Verrattit, De Rossit dhe Pellegrinit kanë bërë që “të kaltërit” të humbasin mesfushën, ndërsa peshon edhe mungesa e Belottit, pavarësisht se në sulm Ventura beson që ka kualitetin e duhur.

“Dëmtimet e lojtarëve janë situata që ndodhin. Së fundmi Verratti dhe De Rossi ishin titullarë në mesfushë, ndërsa Pellegrini alternativë e parë. Të tre janë futbollistë të rëndësishëm që do të na mungojnë, zgjedhjet në këtë repart i kemi të detyruara, por besoj se ata që do të luajnë do të tregojnë kualitetin. Ndërsa në sulm, megjithë dëmtimin e Belottit, kemi lojtarë që mund të luajnë si Immobile, Eder dhe Gabbiadini. Nuk ka rëndësi moduli i lojës, sepse idetë mbeten të njëjtat, çështja është se kemi vetëm 48 orë në dispozicion për tu përgatitur ndërmjet ndeshjeve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat