Aubameyang: Ja pse i refuzova ofertat nga Premierliga

Futboll

Aubameyang: Ja pse i refuzova ofertat nga Premierliga

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 21:56
Pierre Emerick-Aubameyang

Pierre Emerick-Aubameyang ka folur për herë të parë për refuzimin që u ka bërë skuadrave të Premierligës.

Sulmuesi nga Gaboni, gjatë gjithë verës që shkoi ishte në qendër të vëmendjes, ku spekulohej për interesim nga Manchester City, Chelsea, Milan e Real Madrid.

28 vjeçari, gjatë një interviste ka zbuluar se asnjëherë nuk është tunduar nga Premierliga, duke shtuar se është i lumtur që ka mbetur te Borussia Dortmund.

“Asnjëherë nuk jam tunduar nga Premierliga. Ky është një mendim personal”, ka deklaruar Aubameyang.

“Unë jam shumë i lumtur që kam qëndruar te Dortmundi, sepse e kam kuptuar se kjo është familja ime”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat