Në listë të Bayernit ish trajneri i Barcelonës?

Futboll

Në listë të Bayernit ish trajneri i Barcelonës?

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 10:38
Enrique

Vazhdojnë të lakohen emrat për të zënë pankinën e Bayern Munih, e mbetur bosh që pas shkarkimit të diskutueshëm të Carlo Ancelottit. Në procesin e kërkimit të një zgjidhjeje, sipas “Sky Sports”, Pep Guardiola dhe Uli Hoeness mësohet se kanë darkuar bashkë, ku është diskutuar edhe për kandidatët që duan të drejtojnë klubin gjerman.

Në atë listë të kandidatëve duket edhe figura e Luis Enrique. Sipas “Sport1”, drejtuesit e bavarezëve do të takohen të mërkurën me atë që ishte trajneri i Barcelonës sezonin e kaluar, në përpjekje për të mbyllur rekrutimin e tij. Spanjolli, me sa duket, është bërë kandidati i parë për të udhëhequr ekipin gjerman, pas marrjes së miratimit nga Guardiola, i cili ende hyjnizohet nga Hoeness. Trajneri i Manchester City është duke i shijuar ditët e pushimit jashtë, në Gjermani. Në krah të emrit të Luis Enrique ka dalë ditët e fundit edhe Tuchel, ish-trajneri i Borussia Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat