Klubi norvegjez e çon në qiell futbollistin e Kosovës

Futboll

Klubi norvegjez e çon në qiell futbollistin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2017 Në ora: 10:58
Flamur Kastrati

Sulmuesi me prejardhje nga Peja, Flamur Kastrati, që luan për skuadrën e elitës së futbollit norvegjez,  Sandefjord, pas një kohe është ftuar në kombëtaren e Kosovës. Kastrati deri me tash ka shënuar 8 gola në fanellën e Sandefjord dhe është prej më të mirëve në kampionat. Ai është ngritur në qiell nga klubi i tij. “Flamur Kastrati është ftuar për dy ndeshje, me Ukrainën dhe Islandën, të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’. Përzgejdhësi Albert Bunjaku ka publikuar listën e 23 futbollistëve. Ai fton edhe futbollistin tonë Flamur Kastrati që ka shënuar 8 gola në kampionat”, shkruhet mes të tjera në faqen e  Sandefjord-it. “Kosova me 6 tetor takohet me Ukrainën, pastaj vazhdon rrugën për në Reikjavik (me 9 tetor) ndaj Islandës”, thuhet me tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat