Islanda përgatitet për festë, Kosova për befasi

Futboll

Islanda përgatitet për festë, Kosova për befasi

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:27
Pamje nga një ndeshje

Kosova synon të dalë me rezultat sa më të mirë nga Reikjaviku, kurse Islanda përgatitet për festë, për faktin se për herë të parë në histori siguron biletën për në Kampionatin Botëror. 

Ndeshja do të luhet nesër (20.45) në stadiumin “Laugardalsvöllur” në Reikjavik. Djelmoshat e përzgjedhësit Albert Bunjaku mëtojnë të bëjnë befasi, në fakt t’ia prishin llogaritë islandezëve, që pak është e besueshme. Islandezët kërkojnë vetëm tri pikë dhe e sigurojnë biletën për në Rusi.

Islanda kryeson renditjen me 19 pikë, ka dy më shumë se Kroacia e Ukraina, kurse Turqia mban vendin e katërt me 14 pikë dhe pa asnjë gjasë për pozitën e dytë, ndërsa Finlanda renditet në pozitën e pestë me 8 pikë, shtatë me shumë se Kosova e fundit. Edhe bastet e favorizojnë në çdo aspekt Islandën dhe nuk i japin asnjë shpresë Kosovës. Megjithatë, Kosova në Shkodër kishte humbur në saje të fatit sportiv me rezultat 2:1 nga Islanda, në takimin që ishte zhvilluar me 24 mars të këtij vitit. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat