Ja pse Mandzukic i tha jo Manchester United

Futboll

Ja pse Mandzukic i tha jo Manchester United

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 09:14
Mario Mandzukic

Mario Mandzukic ka refuzuar t’i bashkohet Manchester United verën e kaluar.

Fabrizio Romano pretendon se ylli kroat ka qenë prioriteti kryesor i Jose Mourinho-s këtë verë por lojtari refuzoi të largohej nga Juventus pasi ka zhvilluar një takim me Max Allegri-n.

Mourinho i kishte premtuar Mandzukic një rritje rroge. Kroati aktualisht fiton 3.5 mln euro në sezon te bardhezinjtë por gjigantët e Premier League do ta paguanin më tepër se 5 mln euro në sezon.

Allegri, gjithsesi, i ka thënë 32 vjeçarit se do të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e klubit këtë sezon dhe se ardhja e Cristiano Ronaldo-s nuk do t’i reduktojë minutat në fushë.

Tani Juventus mund t’i ofrojë Mandzukic një kontratë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat