Yaya ka kaluar vizitat mjekësore në Londër

Futboll

Yaya ka kaluar vizitat mjekësore në Londër

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 13:04
Yaya

Rrjetet sociale sjellin gjithmonë surpriza, por këtë herë është me të vërtetë e pabesueshme.

Yaya Toure do të rikthehet të luajë pasi është larguar nga Manchester City. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij në profilin në “Twitter”, ku ka informuar të gjithë për aventurën e re të mesfushorit. Megjithatë, ende nuk është mësuar se cila do të jetë skuadra e re e afrikanit të lindur në vitin 1983.

Nëpërmjet mesazheve të ndryshme në rrjetet sociale, menaxheri i lojtarit tha: “Ka kaluar vizitat mjekësore në Londër. Tani do të firmosë kontratën e re. Nuk është as West Ham dhe sa Crystal Palace.”

Në këto kushte, misteri vazhdon, por janë të shumtë ata që mendojnë se Yaya Toure do të shkojë te Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat