Hadërgjonaj me notë të mirë, por Shaqiri si u vlerësua në Premier League?

Futboll

Hadërgjonaj me notë të mirë, por Shaqiri si u vlerësua në Premier League?

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2018 Në ora: 15:11
Pamje nga ndeshja Everton - Hudersffield

Liverpooli nuk ndalet, rrëmben edhe trepikëshin e radhës në Premier League.  Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentuesi i Zvicrës, u paraqit nga minuta e 71-të për Liverpoolin, në fitoren me rezultat 2:1 në konak të Leicester Cityt. Për katër ndeshje Liverpooli ka marrë pikët maksimale, me 12 pikë udhëheq renditjen. Shaqiri mbetet pa notë për faktin se luajti nga minuta e 71-të apo gjithsej 19 minuta. Sipas “Daily Mail”, lojtari i ndeshjes ka qenë Gomez i  Liverpoolit me notën 7.5.

Për “Redsa-t” shënuan Mane (10’) e Firmino (45’) dhe për Leicester Cityn: Ghezzal (63’).  Në fakt, është paraqitja e dytë e Shaqës, pasi nga minuta e 82-të kushte luajtur në fitoren me 4:0 kundër West Ham-it. Shaqiri deri me tash ka gjithsej 27 minuta lojë për LIverpoolin. Ndërkaq, mbrojtësi nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, luajti plot 76 minuta për pikën e madhe të Huddersfield-i. Hadërgjonaj u vlerësua me notë të mirë përkatësisht 6.5 nga “Daily Mail”.

Billing në minutën e 34-të shënoi për Huddersfield-in dhe Calvert-Lewin (36’) barazoi rezultatin 1:1. Hadërgjonaj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 73-të, tre minuta më vonë është zëvendësuar. Huddersfield ende pa fitore, por ka dy pikë dhe ngjitet në vend të 17-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat