Shkupi testoi forcat - Bota Sot
Shkupi testoi forcat

Futboll

Shkupi testoi forcat

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 16:01
Shkupi testoi forcat

FC Shkupi në mënyrë rutinore shënoi fitore ndaj skuadrës së Vëllazërimit në sfidën miqësore të zhvilluar në stadiumin në Çair. Angellovi me 2 gola, Veliu dhe Serzhinjo, ishin autor të golave për FC Shkupin, që mundi skuadrën kërçovare me 4:1, si një parapërgatitje për sfidën e javës së 5-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, ku do të përballet me Vardarin në transfertë. Pjesa e parë ishte e ekulibruar, ku dy skuadrat tentonin që të vendosin kontrollin e lojës dhe pronësimin e topit. Futbollistët vendas në elementin e fundit dominuan në tërësi, duke lejuar që skuadra mysafire të dërgojë vetëm 2 gjuajtja në 45 minutat e para. Pas rasteve të shumta para portës mysafire, Viktor Angelov hapi rezultatin me një vole pas asistimit të Veliut. Mirëpo epërsia nuk ishte jetëgjatë, pasi në anën tjetër , Vëllazërimi barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë , trajneri Hajati Sojdash bëri disa ndrrime në skuadër , duke u dhënë mundësi të gjithë futbollistëve të grumbulluar, por edhe një pjesë të futbollistëve të moshave më të reja, të cilët ndalgadal po trokasin në dyert e ekipit të parë. Veliu solli epërsi për FC Shkupin, para se Viktor Angellov të shënojë golin e dytë në këtë përballje. Ndërkohë fare në fund , braziliani Serzhinjo shënoi golin e katërt në këtë përballje dhe të parin në fanellën e FC Shkupit.

FC Shkupi – Vëllazrimi 4:1 (1:1)

Stadiumi në Çair

Shikues : 300

Golashënues: Artan Veliu, Serzhinjo, Viktor Angelov (2 gola)

FC Shkupi :Igor Angelovski, Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi, Kristijan Stojkoski, Muharem Bajrami, Ermedin Ademi, Serzhinjo, Blagoja Ljamçevski, Blazhe Iljoski, Artan Veliu, Viktor Angelov, Armel Bradji.

Luajtën edhe: Besir Ramadani, Abdulkadir Zango, Jahja Abdulhadi, Toni Tipuriç, Amir Billali, Bujar Ilazi , Musli Lika.

Trajneri: Hajati Sojdash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...