Disa media në Serbi po gëzohen se Xherdan Shaqiri ka gjasa që mos të jetë në ekspeditën e Liverpoolit drejt Beogradit, ku me 6 nëntor Cërvena Zvezda ndeshet me Liverpooli, në kuadër të xhiros së katërt të grupit C të Champions League. “Lojtari i ekipit kombëtar zviceran Xherdan Shaqiri, i lindur në Gjilan, mund të humbasë ndeshjen me C. Zvezdën, në kuadër të grupit C të Champions League”, shkruan ‘Kurir’ duke iu referuar ‘Goal.com’. Sipas “Kurir” Shaqiri mund të ketë një presion prej më shumë se 50.000 tifozë në stadiumin "Rajko Mitiq" në Beograd. Çfarë ka lidhje pse janë 50 mijë shikues, kur siguria duhet të jetë maksimale, po kjo është çudia serbe! Megjithatë, gjithçka do të shihet në ditët në vazhdim se do të shkojë apo jo Shaqa drejt Beogradit. Siç shihet Serbia e pret me gëzim nëse ai nuk udhëton në Beograd, për faktin se i frikësohen më shumë si futbollist i shquar dhe ende e kanë të freskët kur e bëri shqiponjën dykrenore në ndeshjen Zvicër – Serbi, gjatë Kampionatit Botëror.