Hysaj tashmë ka një ‘armik’ te Napoli

Futboll

Hysaj tashmë ka një ‘armik’ te Napoli

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:32
Hysaj tashmë ka një ‘armik’ te Napoli

Në futbollin modern kërkohet që mbrojtësit e krahut të marrin shpeshherë edhe iniciativën sulmuese, për t’i ardhur në ndihmë shokut të repartit ofensiv e për të krijuar rrezik me topat e hakuar në zonën kundërshtare, pa harruar superioritetin numerik. Në këtë anë, Elseid Hysaj “çalon”.

Zëvendësuesi i futbollistit të Kombëtares ndaj Parmës, Malkuit, u vlerësua maksimalisht në mediat italiane: në veçanti për karakteristikat e përmendura më sipër. “Çfarë surprize e bukur!. Krosimet e tij na kujtojnë Kafunë”, shkruhej në komentin e mediave italiane. Duke parë paraqitjen e francezit, Hysaj duhet të nisë të ecë me një marsh më shumë sepse rrezikon jo pak vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat