Arsenali arrin fitore të vonshme ndaj Watfordit

Futboll

Arsenali arrin fitore të vonshme ndaj Watfordit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 18:09
Foto nga ndeshja

Arsenali e ka vazhduar ecurinë e suksesshme të fitoreve të njëpasnjëshme pasi arriti triumf të vonshëm ndaj Watfordit të shtunën në Londër.

Skuadra e Unai Emeryt e la për dhjetë minutat e fundit ta mundë 2-0 Watfordin në “Emirates” dhe ta regjistrojë fitoren e pestë më radhë në Premierligë.

Përkundër përpjekjeve dhe dominimit të madh në pjesën e parë, asnjëra skuadrën nuk ia doli ta thyejë akullin.

Edhe pjesa e dytë u duk e ngjashme dhe kur u mundua se Watfordi do ta ndalte Arsenalin me barazim, kështu nuk menduan vendasit.

Në fakt, Arsenali kaloi në epërsi falë autogolit të Cathcart, në minutën e 83-të.

Vetëm tre minuta më vonë, Mesut Ozil shënoi për 2-0 dhe fitoren e radhës së Arsenalit.

Arsenali tani ka 15 pikë dhe renditet e pesta. Watford renditen vetëm një vend më poshtë me dy pikë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat