Trajneri i Francës e mbron Pogban: Për të shkëlqyer ai, duhet të performojë e tërë skuadra

Futboll

Trajneri i Francës e mbron Pogban: Për të shkëlqyer ai, duhet të performojë e tërë skuadra

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 10:54
Paul Pogba

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka insistuar se mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, nuk mund t’ia fitojë skuadrës së tij ndeshjet i vetëm. Për më tepër, ai i ka kundërshtuar kritikat ndaj yllit francez dhe e ka lavdëruar për aftësitë e tij si lider.

Pogba i ndihmoi Francës në rrugëtimin drejt medaljes së artë në turneun e Kupës së Botës në Rusi. Megjithatë, ai nuk ka arritur të performojë në të njëjtin nivel edhe për “Djajtë e kuq”.

Së fundi, ai është zënë me trajnerin e klubit, Jose Mourinho, gjë që shihet qartazi në një video të publikuar nga Sky Sport nga seanca stërvitore. Mourinho ia ka marrë shiritin e kapitenit Pogbas, si dhe ka thënë se asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi.

Por, Deschampsi i ka dalë në mbrojtje yllit të skuadrës së tij, duke pretenduar se 25-vjeçari është gjithmonë shumë pozitiv, por forma e tij varet edhe nga skuadra me të cilën luan.

“Për Paulin, performanca e tij nuk varet vetëm nga ai, por edhe nga skuadra e tij, nga performanca kolektive. Një lojtar i vetëm nuk mund ta fitojë një ndeshje”, ka thënë Deschamps.

“Janë disa gjëra të cilat njerëzit duhet t’i dinë. Pikë së pari, Pauli është perceptuar gabimisht nga publiku. Ndoshta kjo ndodh pasi që ai është paska i çuditshëm dhe demonstrativ”.

“Ai ka qenë me mua që nga viti 2013 dhe mënyra se si ai funksionon nuk varet vetëm nga ai, pasi që ai është vetëm një pjesë e një grupi më të madh. Kjo gjë është shumë e rëndësishme”.

“Imazhi i tij në media i bën të gjitha gjërat më të komplikuara. Shuma për të cilën u transferua në Manchester Unitedi është qesharake dhe nuk ishte aspak e lehtë të menaxhohej ajo situatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat