Barcelona do të udhëtoj drejt Anglisë, për ndeshjen e radhës ndaj Tottenham.
Ndeshja do të luhet në “Wembley” dhe është e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas dështimit ndaj Bilbaos, skuadra duhet të rikomponohet.
Pritet që në formacion të kthehet Busquets, që të luaj krahas Rakitic në mesfushë. E diskutueshme mbetet nëse krahas dyshes do të startojë Arthur apo Vidal.
Me Arthur, Barça përfiton në posedim, mirëpo duket se përgaditja fizike e Vidal i jep më shumë siguri trajnerit Valverde.
Sa i përket fazës defanzive, me Umtitin dhe Sergi Roberton të dëmtuar, trajneri duket se nuk ka zgjidhje tjetër veç Pique e Semedo, krahas tyre që startojnë Lenglet e Alba.
Në rast se ndodhin këto ndryshime, Ousmane Dembele do të jetë ai që do të sakrifikohet, për t’i lënë vendin Coutinhos, i cili pritet të luaj krahas Suarez e Messi.
Kujtojmë se Barcelona nuk fiton në tri ndeshje radhazi dhe fitorja është e domosdoshme për daljen nga “kriza”.