Ja pse u largua Marotta nga Juventusi

Futboll

Ja pse u largua Marotta nga Juventusi

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 11:11
Beppe Marotta

Beppe Marotta mori vendim që të largohej nga Juventusi, pas disa vitesh në krye të skuadrës.

Tifozët e ‘Zonjës së Vjetër’ mbetën të shokuar me vendimin e tij, pasi nuk e kishin pritur një gjë të tillë.

Sipas ‘Rai Sport’, Marotta u larguar nga Juventusi shkaku i Mattia Caldaras.

Drejtori italian kishte refuzuar kategorikisht që ta shisnin mbrojtësin te Milani, pasi sipas tij ai ishte shumë i vlefshëm për skuadrën.

Sipas të përditshmes italiane, ky vendim i Juventusit, e acaroi tej mas Marottan, që vendosi të largohej pas fitores ndaj Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat