Shearer: Nuk është i mirë as për të fshirë këpucët...

Futboll

Shearer: Nuk është i mirë as për të fshirë këpucët...

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 13:38
Shearer: Nuk është i mirë as për të fshirë këpucët...

Manchester United vijon të jetë në krizë nën drejtimin e Jose Mourinhos, teksa në fundjavë u mund edhe nga West Ham.

Raportet e portugezit me futbollistët vijojnë që të jenë aspak të mira, teksa një ndër legjendat e Anglisë, Alan Shearer, ka kritikuar ashpër futbollistët.

“Djajtë e Kuq janë një zhgënjim. Është për të ardhur keq që futbollistët nuk luajnë për Mourinhon. Të shtunën ata e dinin që ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për trajnerin, por asnjë nuk luajti për të. Më vjen keq për lojtarët”. 

Ish-sulmuesi i Newcastle më pas ka kritikuar ashpër edhe Paul Pogba, i cili ka marrëdhënie të tensionuara me portugezin.

“Është futbollisti më i paguar në historinë e klubit, por nuk është i mirë as për të fshirë këpucët e futbollistëve më të mëdhenj në historinë e United. Më vjen keq që një trajner i madh si Mourinho po dështon. Ishte një sukses që sezonin e kaluar e mbylli me dy trofe dhe arriti në vendin e dytë pas City-it në kampionat. Është zhgënjyese se si titullarët e një klubi si United luajnë kaq keq”, deklaroi Shearer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat