Bayerni baras me Ajaxin! Tronditet Reali, Roma demolon Plzenin

Futboll

Bayerni baras me Ajaxin! Tronditet Reali, Roma demolon Plzenin

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2018 Në ora: 23:01
Pamje nga ndeshja Bayern vs. Ajax

Befasitë si gjithmonë janë të pashmangshme, kështu ishte edhe sonte në garën më prestigjioze të Champions League në futboll.

Në grupin E, Bayerni Munihu nuk arriti më shumë se një barazim (1:1) në përballje me Ajaxin. Hummels në minutën e 4-të kaloi në epërsi kampionin gjerman, kurse Mazraoui barazoi rezultatin në minutën e 22-të. Pikë e madhe për Ajaxin, kurse Bayerni zhgënjeu.   

Në grupin G, kampioni i Evropës, Real Madridi, me gjithë dominimin, zhgënjeu duke humbur me 1:0 nga  CSKA në Moskë, në ndeshjen e xhiros së dytë. Në minutën e dytë Vllasiq shënoi për fitoren e skuadrës ruse, ndërsa Reali trondit me humbje të papritur.

Roma pa asnjë problem e mundi me rezultat bindshëm 5:0 Plzenin. Romakët dëshmuan lojë të përsosur dhe si rrjedhojë e kësaj edhe arkëtuan tri pikë të mëdha dhe të parat në grup. Boshnjaku Edin Dzeko ka qenë në formë të lartë dhe ishte përvëlues për rivalin. Ai shënoi het-trik në minutën e 3-të, 40' e 90+2', kurse shënuan edhe Under (64') e Kluivert (73').

Ndeshje shumë interesante është zhvilluar mes Lyonit dhe Shakhtarit. Skuadra ukrainase ka qenë në epërsi me rezultat 0:2, por Lyoni në 20 minutat e fundit këndellet dhe barazon rezultatin. Futbollisti Moraes në minutën e 44-të e 55-të shënoi për 0:2, por dembele në minutën e 70-të dhe Dubois në atë të 72-tën barazuan shifrat 2:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat