Diego Costa nuk është i lumtur, kërkon transferimin në Kinë

Futboll

Diego Costa nuk është i lumtur, kërkon transferimin në Kinë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:40
Diego Costa

Sulmuesi spanjoll dëshiron të largohet nga Atletico Madrid.

Ende pa u bërë një vit që nga rikthimi i tij prej Chelseat tek Atletico, Diego Costa mendon të ndërrojë sërish skuadër.

Sipas El Mundo Deportivo, Costa nuk është i kënaqur me pagën prej 8.5 milionë eurosh në vit, që sipas tij është shumë më pak sesa ajo e Antoine Griezmann, i cili me rinovimin e bërë këtë verë do të përfitojë 25 milionë euro në vit.

Reprezentuesi i Spanjës, i ka angazhuar agjentët e tij që të kërkojnë një skuadër të re dhe ai preferon Kinën, ku do të mund të gjente një klub që do t’i paguajë një rrogë të cilën e dëshiron vetë Costa.

Kujtojmë se Diego nuk ka shënuar asnjë gol në La Liga me Atleticon që nga muaji shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat