Rakitic flet për golin e rrallë që shënoi në Londër

Futboll

Rakitic flet për golin e rrallë që shënoi në Londër

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 11:14
Ivan Rakitici

Të premten Ivan Rakitici mori çmimin e golit më të bukur të javës nga Liga e Kampionëve.

Rakitici shënoi një supergol volley në ndeshjen kundër Tottenhamit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Kur isha i vogël e kisha topin me logo të Barcelonës. Jetoj për futbollin dhe jam në klubin më të mirë në botë”, tha mesfushori kroat.

“Ishte njëri ndër golat më të bukur të karrierës sime, ishte shumë i rëndësishëm për mua”, vazhdoi ai.

Skuadra e tij do të ndeshet me Valencian të dielën në kuadër të La Ligas dhe Rakitici tha se do të japim gjithçka për të marrë fitore në “Mestalla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat