Manchester Unitedi i kërkon Zidanit të presë

Futboll

Manchester Unitedi i kërkon Zidanit të presë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 10:45
Zinedine Zidane

Drejtuesit e Manchester Unitedit e kanë këshilluar ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, t’i refuzojë të gjitha ofertat nga klubet e tjera dhe të presë pak kohë derisa klubi anglez ta zgjidh problemin e së ardhmes të Jose Mourinhos, raporton Daily Mirror.

Trajneri francez tani është pa punë pasi që në fund të sezonit të kaluar kishte dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridit, pasi triumfoi në Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi.

Gjatë kësaj vere është raportuar se Zidane është kandidati me më së shumti mundësi për të qenë pasues i portugezit në Manchester United. Madje, thuhej se ai tanimë ka bërë një listë të lojtarëve të cilët dëshiron t’i ketë në Old Trafford.

Deri më tani, Mourinho nuk i ka arritur rezultatet e kërkuara në fillim të sezonit të ri. Nga gjithsej tetë ndeshje të Premierligës, “Djajtë e kuq” i kanë humbur tri ndeshje, si dhe e kanë barazuar një tjetër. Më së shumti ka marrë kritika forma e skuadrës në ndeshjet në shtëpi.

Për shkak se stili i lojës së Mourinhos nuk është shumë sulmues, raportohet se edhe lojtarët nuk janë të lumtur me trajnerin. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit besojnë se emërimi i Zidanes në pozitën e trajnerit do të mund ta rigjallërojë atmosferën në zhveshtore.

Por, për këtë emërim, Zidane duhet të pres edhe pak kohe deri sa të shkarkohet Mourinho. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe kur ishte emëruar portugezi, të cilit klubi i kishte kërkuar të priste deri sa të merrej vendimi për shkarkimin e Louis Van Gaal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat