Sampaoli tregon arsyet përse dështoi Argjentina në Botëror - Bota Sot
Sampaoli tregon arsyet përse dështoi Argjentina në Botëror

Futboll

Sampaoli tregon arsyet përse dështoi Argjentina në Botëror

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:16
Ish-trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli

Ish-trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka thyer heshtjen dhe ka folur për dështimet e bardhekaltërve në Kupën e Botës.

Ai tha se detyrimi për të fituar këtë kupë ishte arsyeja pse skuadra e tij dështoi në Rusi.

“Ishte një vit me Kombëtaren ku kishte detyrim të menjëhershëm për sukses, për të fituar Kupën e Botës, dhe kjo krijonte presion të jashtëzakonshëm. Skuadra ishte e stresuar, barra ishte tepër e rëndë për të pasur mundësi që të shfaqej talenti.

Ishte një vuajtje konstante, nuk ishte më thjesht një lojë. Punuam shumë, udhëtuam pa fund dhe takuam çdo lojtar, por në fund nuk patëm sukses, sepse detyrimi për të qenë kampion Bote shkatërroi gjithçka. Çdo ndeshje ishte një torturë, edhe pse u përgatitëm mirë për Botërorin”, tha Sampaoli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...