Barcelona në alarm, humb Messin për 3 javë - Bota Sot
Barcelona në alarm, humb Messin për 3 javë

Futboll

Barcelona në alarm, humb Messin për 3 javë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 14:19
Lionel Messi

Te Barcelona bien sirenat e alarmit. Lionel Messi, kapiteni dhe sulmuesi i skuadrës katalanase u detyrua të lërë fushën e lojës në ndeshjen me Sevillan në Camp Nou pas 26 minutave për shkak të një dëmtimi të pësuar në bërryl që u duk që në fillim që nuk ishte i lehtë.

Në momentin e dëmtimit, Messi u përplas me Vasquez duke rënë keq në tokë pasi e mbështeti brrylin në mënyrë jo natyrale. Sulmuesi argjentinas qëndroi në tokë për disa minuta duke ndjerë shumë dhimbje, por pasi e fashiti krahun hyri sërish në fushën e lojës, duke mosqëndruar dot për shumë kohë dhe në fund u detyrua t’ia lërë vendin Dembelesë.

Sipas një komunikate të klubit të Barcelonës të publikuar në Twitter, Messi ka pësuar një frakturë në bërryl dhe futbollisti do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 3 javë.

Ky lajm është shumë i keq për trajnerin Valverde që e humbet shërbimin e kapitenit të skuadrës së tij për sfidën e dyfishtë me Interin në Ligën e Kampioneve dhe në El Clasicon e javës së ardhshme në Camp Nou.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...