Sfida kryesore në Camp Nou

Futboll

Sfida kryesore në Camp Nou

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:11
Pamje nga një ndeshje

Tre ndeshje të mëdha për një mbrëmje kampionësh. UEFA Champions League kompleton raundin e tretë të ndeshjeve në grupe, mbrëmjen e sotme, me 4 grupet e tjera A, B, C, D.

Mbi të gjitha spikasin tre supersfida Barcelona-Inter në grupin B, Dortmund-Atletico Madrid në grupin A dhe PSG-Napoli në grupin C, takime që do të zhvillohen të gjitha në orën 21:00.

Në Camp Nou, Barça pa Messin pret Interin pa Nainggolan. Një sfidë që zikaltrit e kanë pritur për vite me radhe dhe që u ka munguar jashtëzakonisht. Icardi me shokë pas 7 fitoreve radhazi janë më të motivuar se kurrë për t’i prishur punë katalanëve dhe pse jo për të tentuar sinfoninë e 8-të brenda në mitikun “Camp Nou”.

Brozovic dhe Perisic ja kanë dalë të rikuperohen në kohë ndërkohë që Barcelona përveç Messit nuk do të ketë në dispozicion dhe dy qëndërmbrojtësit Vermalen e Umtiti.

Ishi i madh i sfidës është padiskutim Philipe Coutinho i cili sot do të përpiqet të bëjë pikërisht Messin te Barcelonan. Përsa i përket Icardit edhe pse hapat e parë i ka hedhur te “blaugranat”, është larguar shumë i ri dhe kapiteni i Interit dëshiron vetëm të lerë shenjë me fanellën zikaltër.

Fati i mirë për Barçën dhe Interin është që sfida tjetër e këtij grupi, PSV-Tottenham do të zhvillohet në orën 18:55 dhe të dyja skuadrat do ta kenë mësuar rezultatin para fillimit të sfidës. Në grupin A, luhet për kreun me Borussian e Dortmundit që pret në shtëpi Atleticon e Madridit. Verdhezinjtë dhe Los Colchoneros kanë nga 6 pikë dhe objektivi i tyre është të mbyllin sa më shpejt çështjen e kualifikimit.

Atleticos i rikthehet në dispozicion sulmuesi Diego Costa, ndërkohë që Lucien Favre do të mbështetet fortë te Paco Alcacer i cili është në formë të shkëlqyer për t’i shkaktuar sa më shumë dëme skuadrës së Simeones. Sfida tjetër e këtij grupi do të luhet në orën 18:55 në Belgjikë me Thierry Henry që do të bëjë debutimin në stolin e Monacos edhe në Champions League në transfertën ndaj Club Brugge.

Në grupin C vëmendja do të jetë e gjitha në Parc des Princes aty ku PSG dhe Napoli do të luajnë një pjesë të madhe të kualifikimit, me Ancelottin që do të sfidojë ish skuadrën e tij, edhe pse parizienët janë dukshëm të favorizuar. Në Angli Liverpooli pret Crvena Zvezdën në një sfidë ku fitorja është detyrim për The Reds.

Edhe në grupin D luhen dy sfida shumë interesante, Lokomotiva e Moskës pret Porton ndërsa Galatasaray pret Schalke 04 në Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat