Turp, Karagjorgjet futen ilegalisht në Mitrovicë!

Futboll

Turp, Karagjorgjet futen ilegalisht në Mitrovicë!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:44
Ilustrim

Askush nuk e di se kur do të ndalen një herë e përgjithmonë zhvillimi i aktiviteteve ilegale të garave të Serbisë në tokën e shtetit të Kosovës, në veri të Mitrovicës! Askush nuk e di se kur do t’i ndalohet hovi ardhjes së Karagjorgjeve, Shumadijës, Cërvena Zvezdës, Partizanit, OFK Beogradit, Radniçkit nga Kragujevci etj.

Me 27 tetor të së shtunës së kaluar, Provo nga Serbia zhvilloi ndeshjen në Zubin Potok me Mokra Gorën dhe humbi me 3:0 në kuadër të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i perëndimit. Me 3 nëntor vjen FAP nga Priboj po në Zubin Potok. Me 27 tetor klubi i futbollit Karagjorgjet nga Ribnica luajtën me Trepçën fantome dhe humbën 2:1 në kuadër të ligës Rashkë-Shumadijë.

Turpi nuk ka kufij, territori i shtetit të Kosovës po shkelet sa herë të duan nga klubet e Serbisë, të gjithë heshtin! Edhe sa do të heshtin dhe të lejojnë që garat të luhen në shtetin tonë nga një shtet tjetër. FFK dhe institucionet tjera sportive, Qeveri, zgjohuni nga gjumi, heshtja nënkupton një lloji përkrahje apo frike nga klubet ilegale serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat