Napoli nis negociatat me Edinson Cavanin

Futboll

Napoli nis negociatat me Edinson Cavanin

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 22:05
Edinson Cavani

Me Neymar dhe Mbappe në sulm, Edinson Cavani nuk mund të jetë kurrë i qetë te PSG-ja.

Sulmuesi uruguaian pritet të largohet në përfundim të këtij sezoni nga kampionët e Francës dhe destinacioni i ri do të jetë Serie A.

31-vjeçari e njeh mjaft mirë futbollin italian dhe rikthimi te Napoli është mundësia më e mirë për të.

Klubi napolitan që tani ka nisur negociatat për ta kthyer në Itali bomberin, i cili mesa duket është gati të pranojë ulje page vetëm të riveshë sërish fanellën e Napolit.

Kujtojmë që Cavani ka luajtur 103 ndeshje me Napolin, duke shënuar 78 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat