Sarri karikon Chelsea: Jemi shumë pranë skuadrës më të mirë në Premier

Futboll

Sarri karikon Chelsea: Jemi shumë pranë skuadrës më të mirë në Premier

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 21:00
Maurizio Sarri

Pas pushimit 2-javor për shkak të ndeshjeve kombëtare në Nations League do të rikthehet këtë fundjavë kampionati i Premier League me një supersfidë, atë mes Tottenham dhe Chelsea. Skuadra e Chelsea shpreson të korrë një rezultat pozitiv ndaj një rivali direkt, në mënyrë që të mos humbasë terren karshi Manchester City, që ka 4 pikë më shumë se “blutë” e Londrës.

Trajneri Maurizio Sarri, duke folur për sfidën e radhës shprehet: “City është më lart se të gjitha ekipet e tjera dhe pas tij vjen Liverpool. Por ne po rikuperojmë diferencën me kampionët e Anglisë. Natyrisht që diferenca prej 30 pikësh e kampionatit të kaluar mes dy ekipeve nuk mund të venitet brenda pak muajsh, por jemi në rrugën e duhur”, tha Sarri.

“Kemi një përballje të fortë ndaj Tottenham, një ekipi teknik dhe të shpejtë dhe statistikat thonë që është i fortë në përgatitjen fizike. Në sulm janë vrastarë, të godasin në çdo moment që u krijohet mundësia. Shpresoj që të ëprshtatemi mirë me këtë sfidë, më mirë se sa ka ndodhur në 3 përballjet e fundit, ku nga ana mendore nuk kemi qenë aty ku duhet”, tha Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat