Ky është rekordi që Ronaldo ka arritur në ndeshjen ndaj SPAL

Futboll

Ky është rekordi që Ronaldo ka arritur në ndeshjen ndaj SPAL

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 21:32
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka ndryshuar ligën, por ka mbetur i njëjti në performancat e tij.

Portugezi po shënon rregullisht për Juventus, dhe me golin e realizuar sot ndaj SPAL, ai është bërë i pari lojtar i Juventus që ka realizuar nëntë gola në 13 ndeshjet e para të Serie A, që nga viti 1968/69.

Për herë të fundit këtë e kishte arritur Anastasi.

Ronaldos iu deshën 4 ndeshje për të realizuar golin e parë, por pastaj gjithçka shkoi për së mbari për portugezin.

Ai në 10 ndeshjet e fundit në Serie A ka kontribuuar me nëntë gola dhe pesë asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat