Klopp ka një lajm të madh për tifozët e Liverpool

Futboll

Klopp ka një lajm të madh për tifozët e Liverpool

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 21:40
Klopp

Liverpool ka arritur që me sukses ta mbyll xhiron e 13-të në Premierligë, me fitoren ndaj Watford.

Lojtarët e Klopp ishin të jashtëzakonshëm në secilin aspekt dhe nuk i dhanë shumë mundësi kundërshtarit.

Por, Klopp ka gëzuar tifozët me një lajm që ka të bëjë me Ligën e Kampionëve.

Ai ka thënë se mbrojtësi Joe Gomez do të jetë I gatshëm për takimin ndaj PSG-së.

“Ai pësoi një dëmtim në seancën stërvitore dje. Ne kontrolluam sot dhe situata ishte 80% më mirë” ka thënë trajneri gjerman pas ndeshjes ndaj Watford, transmeton lajmi.net.

“Kishim Arnold dhe Lovren në 100% e tyre dhe nuk kishim pse të rrezikonim” ishin fjalët e trajnerit.

Ndeshja ndërmjet Liverpool dhe PSG mund të jetë vendimtare për një vend në fazën e 1/16 në Ligën e Kampionëve.

Në grupin e njëjtë me ta luan edhe skuadra e Napolit, e cila me një fitore eventuale ndaj Crvena Zvezdës do ta kryente gjysmën e punës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat